Ka përfunduar seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u fol për Kosovën, shkruan Demos.
Në këtë seancë Kosovën e përfaqësoi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se nuk ekziston ‘Kosovë e Metohi’ dhe se kjo është një gjuhë e vjetër shoviniste e Sllobodan Millosheviqit dhe shprehje e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.
Ao iu kundërpërgjigj përfaqësuesit serb i cili akuzoi Kosovën për blerjen e armatimit, duke i thënë se kanë blerë nga një vend i cili është anëtar i NATO-s, jo sikurse Serbia që blen armatim nga Rusia e Kina.
Ndërsa nga SHBA-ja deklaruan nevojën për mbylljen e misionit të UNMIK-ut, duke deklaruar se nuk është më e nevojshme të funksionojë ky mision.
Sipas SHBA-së, UNMIK-u po shpenzon mjaftueshëm, ka përmbushur të gjitha kërkesat tash e sa kohë, dhe nuk ka ndonjë impakt më në Kosovë.
