Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët për mbyllje të përkohshme të rrugës “Hashim Shalaku” në fshatin Dardhishtë, për shkak të punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e Linjës Ndërkombëtare Hekurudhore.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga do të mbyllet të dielën, më 31 maj 2026, dhe mbyllja do të zgjasë gjatë tërë ditës.
