Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbylla e VITA-, reagon komuna e Istogut: Goditje e rëndë për ekonominë tonë

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 21:25
Mbylla e VITA-, reagon komuna e Istogut: Goditje e rëndë për ekonominë tonë

Gjatë ditës së sotme me vendim të Ministrisë së Bujqësisë është mbyllur qumështorja ‘’Vita’’.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Komunës së Istogut. Në reagim thuhet se ky vendim ka goditur ekonominë e Kosovës.

Më tutje thuhet se ky veprim ka shkaktuar shqetësim të madh në Komunën e Istogut, duke prekur drejtpërdrejt fermerët vendorë, qindra punëtorë dhe gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit.

Reagimi i plotë:

Një goditje e rëndë për ekonominë e komunës sonë

Sot, qumështorja Vita është mbyllur pas një aksioni të zhvilluar nga disa inspektorate.

Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të madh në Komunën e Istogut, duke prekur drejtpërdrejt fermerët vendorë, qindra punëtorë dhe gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit.

Vita është një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së qumështit në Kosovë dhe partneri kryesor i shumë fermerëve të komunës sonë. Çdo ndërprerje e funksionimit të saj sjell pasoja të menjëhershme ekonomike për familjet që jetojnë nga prodhimi dhe grumbullimi i qumështit.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, shpreh shqetësimin e tij të thellë për mënyrën dhe pasojat e këtij veprimi, i cili ka krijuar pasiguri të madhe për fermerët dhe punëtorët e komunës sonë.

Po ashtu, Kryetari Ferati kërkon hapjen e menjëhershme të kësaj qumështoreje, në mënyrë që të mos dëmtohen fermerët, punëtorët dhe ekonomia lokale, ndërsa çdo çështje tjetër të trajtohet në rrugë institucionale dhe me transparencë të plotë.

Komuna e Istogut do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të fermerëve, punëtorëve dhe prodhimit vendor, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

QUMESHTORJA VITA

Më shumë nga Lajme

  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
  • 21:46Aksident tragjik në Suharekë: Humb jetën 29-vjeçarja
  • 21:38Ngërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja?
  • 21:19Gjuajte me pushkë, lëndohet një grua në fshatin Greme të Ferizajt
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind