Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë që janë mbledhur për “Marshin për Liri”, i cili mbahet sot në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Ndonëse marshi pritet të nisë në ora 14:00, numër i madh i pjesëmarrësve tashmë kanë arritur në shesh.
Në mesin e të pranishmëve shihen flamuj kombëtarë, simbole të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
