Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohshme për shkak të keqtrajtimeve të Thaçit

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 11:03
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohshme për shkak të keqtrajtimeve të Thaçit

Luka Mishetiq, avokati mbrojtës i Hashim Thaçit ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka dështuar të mbledh prova reale se LDK ka bojkotuar qeverinë e përkohshme, siç pretendohet, si pasojë e keqtrajtimeve nga ish-presidenti.

Ai tha se ZPS-ja nuk i referohet asnjë prove të asaj kohe.

“ZPS-ja nuk citon asnjë provë që LDK-ja bojkoti qeverinë e përkohshme për shkak të keqtrajtimit të pretenduar prej zotëri Thaçit apo dikujt tjetër. ZPS-ja nuk i referohet asnjë prove të asaj kohe, dhe asnjë qëndrimi të LDK-së, dhe as nuk dha informacion shtesë për këtë”, tha Mishetiq.

Por, sipas Mishetiq, Prokuroria e Specializuar ka prova që LDK ka bojkotuar qeverinë e përkohshme, siç tha ai, për shkak të mosdëshirës për t’i ndarë në mënyrë të njëjtë vendet në organin qeverisës.

“Përkundrazi, ju keni prova të asaj kohe që LDK-ja ka bojkotuar qeverinë e përkohshme të asaj kohe sepse nuk dëshironte t’i ndante njësoj vendet në qeverinë e përkohshme. Zotëri Thaçi në të vërtetë ka qenë gjithëpërfshirës”, shtoi avokati.

Luka Mishetiq

Më shumë nga Lajme

  • 13:48PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:45Von der Leyen, të enjten në Prishtinë
  • 13:44Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti
  • 13:34Pr/ligji për Specialen, Besnik Tahiri: Ai tashmë është në Qeveri, e ka mbështetjen tonë
  • 13:26Haxhiu: Të hënën seancë e Kuvendit për Hagën, nuk ka pasur kërkesë për seancë të jashtëzakonshme