Në dosjen përfundimtare të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, thuhet se Prokuroria e Hagës nuk ka arritur të paraqesë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat ndaj tij.
Mbrojtja argumenton se nuk ka pasur asnjë “qëllim të përbashkët kriminal” brenda UÇK-së dhe se organizata ishte krijuar për mbrojtjen e popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
“Nuk ka pasur kurrë një qëllim të përbashkët kriminal për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi Kosovën duke përfshirë kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Asnjë dëshmitar i besueshëm nuk ka dëshmuar për ekzistencën e ndonjë qëllimi të tillë të përbashkët; kjo nuk mund të nxirret nga deklaratat ose rregulloret publike të UÇK-së. UÇK-ja u krijua për të mbrojtur popullsinë civile kundër krimeve të përhapura serbe.” thuhet në këtë dosje më tutje.
