Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri belg-Kurtit: Të zgjerojmë bashkëpunimin, përfshirë mbrojtjen dhe burgjet

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 15:48
Kryeministri belg-Kurtit: Të zgjerojmë bashkëpunimin, përfshirë mbrojtjen dhe burgjet

Kryeministri Albin Kurti, pranoi letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në letrën drejtuar Kurtit, De Wever theksoi se kontaktet ndërmjet dy qeverive janë shtuar në vitet e fundit.

“Kontaktet politike ndërmjet dy qeverive tona janë shtuar në vitet e fundit dhe, pasi ju takova në New York në shtatorin e vitit të kaluar, ju mirëpritët ministrin tim të Punëve të Jashtme, z. Prévot, në Prishtinë në prill të këtij viti. Këto shkëmbime reflektojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi De Wever.

Duke vlerësuar bashkëpunimin aktual, kryeministri De Wever shprehu gatishmërinë për zgjerimin e tij, duke përmendur edhe rolin e mërgatës.

“Ju lutem, më lejoni të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona në fushat e policisë dhe gjyqësisë, sikurse përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar, një çështje që përbën shqetësim të madh për të dyja, Belgjikën dhe Kosovën. Shpresoj që do të kemi mundësi të zgjerojmë bashkëpunimin tonë më tej në fusha të tjera, përfshirë mbrojtjen dhe burgjet, gjithashtu duke thelluar lidhjet tona ekonomike, posaçërisht duke ndërtuar mbi lidhjet e forta njerëzore të krijuara nga diaspora”, vazhdoi ai.

kryeministribashkëpunimintona

Të ngjashme

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Belgjikës, De Wever

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Belgjikës, De Wever

16:11

Më shumë nga Lajme

  • 16:50Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet
  • 16:47Shefi i EULEX-it pret në takimin komandantin e KFOR-it, flasin për thellim të bashkëpunimit
  • 16:46“Nuk po bëj gjë”, Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë
  • 16:45Kryeprokurori i Shtetit priti në takim delegacionin nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së
  • 16:28Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals