Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 14:52
Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të kërkojë shtyrje të afatit për të përfunduar me dëshmitarët dhe për të dorëzuar dosjen paraprake. Katërmbëdhjetë nëntori ishte planifikuar datë për përfundimin me dëshmitarët ndërkaq, 22 dhjetori për të dorëzuar dosjen përfundimtare.

Pasi përfundoi dëshmia e Jock Covey të enjten më 2 tetor, avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se do të bëjnë një kërkesë për shtyrje të afatit.

“Desha të ju tregoja, pas konsultimit me anëtarët e tjerë nga pala mbrojtëse, që nuk do të jetë e mundur që ne të përfundojmë me datën 14 dhe për të dërguar edhe mocionet e tjera që na duhen, po ashtu edhe dosjen përfundimtare brenda datës 22 dhjetor. Pra, ne presim të bëjmë një kërkesë të përbashkët për ta shtyrë këtë afat, përpara se ta bëjmë këtë, do të thosha që kemi folur me prokurorinë dhe do të konsultohemi për të arritur një marrëveshje përpara se të mund të vijmë me kërkesën tonë për shtyrje të afatit”, tha Mishetiq.

Gjithashtu, për afatet foli edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Rodney Dixon.

Mbetet një numër apelesh të cilat duhet të merren parasysh në kuadrin e provave të përbashkëta, dhe në kuadrin e asaj që do të pranohet. E kam fjalën për apelet që kanë të bëjnë lidhur me analizat mjeko ligjore, me përgjimet dhe me dëshmitarët, desha t’i përmend këto për të thënë që të gjitha duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për afatin kohor”, tha ai.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Deri më tash është dëgjuar dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan, si dhe dëshmia e Jock Covey, zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së, Bernard Kushner më 1999.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait