Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 18:47
Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

Mbretëria e Bashkuar është zotuar për të ndihmuar Ukrainën që të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi.

Një zotim të tillë, e ka dhënë kryeministri britanik, Andy Burnham, pas vizitës së tij në Kiev ku është pritur në takim nga presidenti ukrainas, Volidymyr Zelensky.

Burnham ka thënë të hënën se Mbretëria e Bashkuar do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi, duke ndarë informacione teknike të klasifikuara mbi komponentët e prodhuar në Britani.

Burnham, i cili ndodhet në Kiev së bashku me liderë të tjerë ndërkombëtarë për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ka thënë se kishte miratuar kërkesën për ndarjen e teknologjisë së raketave “Storm Shadoë”, ndërsa industria britanike dhe ajo franceze do të mbështesin Ukrainën.

“Storm Shadoë” e Mbretërisë së Bashkuar është një raketë precize e lëshuar nga ajri, me rreze veprimi prej më shumë se 250 kilometrash.

Ai i ka bërë thirrje industrisë britanike të mbështesë Projektin Freya, “për të ofruar një alternativë me kosto më të ulët ndaj sistemeve amerikane Patriot për interceptimin e raketave balistike”.

"Ky është momenti për të vazhduar presionin mbi Rusinë, momenti për të shtrydhur aftësinë e tyre për të financuar këtë luftë të paligjshme", ka thënë Burnham, duke lavdëruar popullit ukrainas për forcën e treguar gjatë këtyre viteve të luftës me Rusinë.

Duke folur të hënën nga Kievi përmes një videothirrjeje, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka theksuar rëndësinë e dërgimit të kapaciteteve për mbrojtjen kundër raketave balistike në Ukrainë.

Ukraina tashmë është në bisedime me Francën për ngritjen e linjave të montimit të raketave në territorin ukrainas, gjë që do t’i mundësonte Kievit të prodhonte versionin e vet të kësaj arme.

Nuk është e qartë se sa të avancuara janë planet apo kur mund të nisë prodhimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi kishte nevojë për të paktën 300 raketa Patriot për dimrin.

“Çdo raketë do të thotë se mund të shpëtohen jetë”, ka deklaruar Zelensky.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, Burham dhe bashkëkryetarët Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz thanë se grupi do të synojë forcimin e mbrojtjes ajrore të Kievit "si një çështje ose prioritet urgjent".

Ndryshe, Zelensky vazhidmisht ka kërkuar mbështetjen e shteteve evropiane dhe SHBA-së për ndihmë në blerjen e raketave mbrojtëse, sidomos kohëve të fundit, ku Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë.

bashkuarukrainënrreze

Të ngjashme

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainën dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë

21:09

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Trump: SHBA-ja ka hequr të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit
  • 22:44Enver Hoxhaj nis mobilizimin e strukturave të PDK-së për pritjen e ish-liderëve të UÇK-së
  • 22:43Nesër kufizime nga ora 11:00 deri më 17:30 për kamionët në autoudhë
  • 22:42Ra nga 50 metra lartësi në humnerë, shpëtohet 51-vjeçari në Mallakastër
  • 22:40Aleanca nesër dorëzon kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë