Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka:
Miratuar vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, e cila vepron në kuadër të ZKM-së, në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Miratuar vendimin për Themelimin dhe Funksionimin e Sistemit për Zbatimin e Mbështetjes së Bashkimit Evropian për Kosovën përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i këtij vendimi është vendosja e sistemit kombëtar për zbatimin e mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Agjendën e Reformave të Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike, si dhe përcaktimi i fushëveprimit, përbërjes dhe metodave të punës së strukturave koordinuese ndërinstitucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për këtë instrument. Përmes këtij vendimi Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit emërohet Koordinator Kombëtar i Instrumentit për Reforma dhe Rritje Ekonomike.
Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, dhënien e autorizimit për Ministren e Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës. Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është krijimi i një baze ligjore dypalëshe, si dhe forcimi dhe thellimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të dy vendeve, duke lehtësuar procedurën ligjore, për të mundësuar bashkëpunim sa më të frytshëm dhe efikas dhe harmonizim të procedurave.
Miratuar vendimin për përditësimin e Listës Shtetërore Strategjike për Mallra me Përdorim të Dyfishtë, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike, ose për arsye të të drejtave të njeriut.
Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 55 (pesëdhjetepesë) specializantëve me vetëfinancim nga kategoria ekonomike “Subvencione dhe transfere”, në vlerë prej 165,280.50 euro.
Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 37 (tridhjeteshtatë) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, nga kategoria ekonomike “Subvencione dhe transfere”, në vlerë prej 385,654.50 euro.
Miratuar vendimin Përfundimtar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit “Linja ajrore 110kV, parku me Erë – Zatriqi 1&2″.
Miratuar vendimin për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të Reformës së Administratës Publike. Themelimi, funksioni dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të Reformës së Administratës Publike, do të jetë struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të dokumenteve strategjike të Reformës së Administratës Publike dhe do të ketë këtë përbërje:
◦ Ministri i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, kryesues;
◦ Ministri i Ministrisë së Financave, anëtar;
◦ Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
