Nga gati 31,64% të procesimit të numërimit të votave të kandidatëve për deputet, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka marrë 23,038 vota.
Pas tij, është Hykmete Bajrami me 14,782 vota, ndërsa në vend të tretë aktualisht është Ukë Rugova me 12,913 vota.
