Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbi 1 mijë e 500 ankesa nga konsumatorët për gjashtë muaj, shumica për dallaveret me njëhsorë

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 10:27
Mbi 1 mijë e 500 ankesa nga konsumatorët për gjashtë muaj, shumica për dallaveret me njëhsorë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka trajtuar 1 mijë e 567 ankesa të konsumatorëve.

Sipas njoftimit, numri më i madh i ankesave ka të bëjë me problemet që lidhen me keq llogaritjet e orës në njehsorët elektrikë, garancionin dhe kthimin e mallit, mospërputhjen e çmimeve raft-arkë nëpër markete, me blerjet online dhe mosdorëzimin e produkteve sipas përshkrimit të ofruar.

“Volumi i lartë i ankesave nga konsumatorët, tregon se në një numër të konsiderueshëm rastesh operatorët ekonomikë nuk po i respektojnë në mënyrë të plotë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të drejtat e garantuara të qytetarëve si konsumatorë”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, MINTI ka thënë se e konsideron të domosdoshme rritjen e mbikëqyrjes së tregut dhe ndërmarrjen e masave shtesë për ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të konsumatorëve.

“Ankesat e pranuara janë trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUVK), Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Autoritetin Rregullator të Shërbimeve të Ujit (ARRU), sipas kompetencave përkatëse.

MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të raportojnë çdo shkelje të mundshme përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 14:57Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
  • 14:56Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec
  • 14:55Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde
  • 14:42Hamza takon krerët e OVL-UÇK-së: Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë
  • 14:40Egzoni prek me fjalët për Laurentin: Mbetën në gjysmë momentet që do t'i jetonim bashkë