Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mbërrin në Tiranë veterani që u nis në këmbë nga Prishtina, ia vendos shallin e UÇK-së shtatores së Adem Jasharit

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 11:41
Mbërrin në Tiranë veterani që u nis në këmbë nga Prishtina, ia vendos shallin e UÇK-së shtatores së Adem Jasharit

Agim Pllashniku, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pas një rruge prej 260 kilometrash të përshkuar në këmbë që nga Prishtina.

Ai tha se e ndërmori këtë rrugëtim në përkrahje të luftëtarëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe në mbështetje të protestës që do të zhvillohet në Tiranë në orën 17:00.

Sapo mbërriti në Tiranë, ndalesa e tij e parë ishte te shtatorja e Adem Jasharit, ku i vendosi dhe një shall me sibolikën e UÇK-së. Pllashniku i nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe tha se rrugëtimi kishte zgjatur dy ditë e dy netë.

“Ndihem pak i lodhur, por jemi mirë. Në orën 10 kam hyrë te Sheshi Shqiponja. E mora këtë iniciativë për të përkrahur ata legjendarë që janë në Hagë, që mbahen padrejtësisht prej pesë vitesh me aktakuza të Beogradit. Po mendoj se po ia vlen, sepse ata kanë sakrifikuar për ne, shteti shqiptar ka sakrikfikuar per ne”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Sakaq, veterani Pllashniku u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës simbolike në Tiranë, duke theksuar se luftëtarët në Hagë kanë nevojë për përkrahje.

“Do të mbahet mend kjo protestë”, theksoi ai.

Në fund, ai falënderoi të gjithë qytetarët dhe Policinë e Shtetit për përkrahjen, si dhe mediat që e ka ndjekur gjatë rrugëtimit të tij.

Protestaveterani

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane