Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mbanin logo të markave të njohura ndërkombëtare, sekuestrohen atlete në vlerë rreth 200 mijë euro

GD
Gazeta Demos6 qershor 2026 në 12:50
Mbanin logo të markave të njohura ndërkombëtare, sekuestrohen atlete në vlerë rreth 200 mijë euro

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të angazhimeve për luftimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale ka zhvilluar një operacion të koordinuar në pesë lokacione në Rajonin e Prishtinës.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e patikave të dyshuara si produkte të falsifikuara, të cilat mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare.

“Vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200,000 euro. Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.

Dogana tutje thekson se institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e tregtisë së mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset e ligjshme dhe interesin publik.

Më shumë nga Lajme

  • 16:30Gerxhaliu krahason shifrat: Çmimi i mishit është rritur për 73.24% në 5 vjet, nga 7.66 në 13.27 euro
  • 16:30150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen
  • 16:29Musliu-Shoshi kritikon ekzekutivin: Kosova e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në BE
  • 16:21Arrihet shuma për trajtimin e Lekës, familja ndërpret fushatën e donacioneve
  • 16:10Osmani godet VV-në: Oligarkët po ju kontrollojnë - hajni poshtë, hajni nalt