Në Prishtinë është zhvilluar një ceremoni përkujtimore kushtuar ish-të burgosurve politikë shqiptarë në ish Jugosllavi, duke u shënuar edhe botimi i vëllimit të parë të leksikonit “Shtigje të lirisë: Leksikon i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në fjalën e tij tha se ky botim është një dëshmi e rrallë e qëndresës shqiptare.
Rama, gjithashtu tha se Komuna do të krijojë një program në shkolla e qendra kulturore, që të rinjtë e vendit të dinë historinë se sa vështirë ka qenë për të arritur lirinë.
“Një dëshmi e çmuar e rezistencës, qëndresës dhe aspiratës të pathyeshme për liri dhe për dinjitet kombëtar. Ky libër përmbledh rreth treqind biografi,e që synon me përfshi dhjetëra vëllime dhe libra biografi. Është një dokument arkivol një themel për një histori që duhet të evidentohet, të rrëfehet e mos të humbas asnjëherë nga kujtesa jonë kolektive.
Dokumentet që i evidentojnë afro nëntëqind persona që kanë përjetuar dënime politike me ekzekutime me varre të pashënuara me humbje që ende mbeten për t’u hetuar dhe detajuar. me aq sa mundemi dhe të paktën këtu në kryeqytet mbështetje me program edukativ,në mënyrë që këto histori të shpalosen në shkolla e qendra kulturore, ashtu që brezat e ri të dijnë sa i vështirë ishte rrugëtimi drejt lirisë së kombit tonë”, tha Rama.