Opinionisti politik, Halil Matoshi ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në raport me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Matoshi tha se LDK-ja, sipas tij, po ulet për të diskutuar me një kundërshtar politik dhe më pas e paraqet takimin si konstruktiv.

“LDK-ja ulet sot me një kundërshtar politik e mandej në shtyp thotë: ‘Po takohemi, ishte shumë konstruktiv’. Albini po i thotë ‘miku im Lumir’, e kur do me e postu, thotë ‘ka qenë ministër i imi’. Jo, Albin, ministër i Republikës, jo i yti”, tha Matoshi.