Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për “Mashtrim të konsumatorëve”, pasi një familje kishte paguar 1 mijë e 150 euro për bileta avioni që nuk mundi t’i shfrytëzonte.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një ankese të pranuar më 15 korrik 2026 nga Inspektorati i Tregut (MINT).
Sipas dyshimeve të ngritura, viktima së bashku me familjen e tij kishte blerë gjatë korrikut të vitit 2025 bileta avioni për linjën Hamburg-Prishtinë dhe anasjelltas, në vlerë prej 1 mijë e 150 eurosh.
“Përkundër pagesës së biletave, personat në fjalë nuk kanë mundur të i realizojnë fluturimet në asnjërin drejtim. Si pasojë, ata janë detyruar të shfrytëzojnë fluturime të tjera duke blerë biletat përkatëse, veprim ky që u ka shkaktuar një dëm shtesë prej 1,600.00 eurosh”, thotë Policia

