Dega e Partisë Demokratike në Lipjan ka dalë me reagim publik ku ka shpalosur shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit nga pushteti momental në këtë komunë.
PDK në këtë reagim foli për manipulime politik, shfrytëzim i ndërgjegjjes qytetare e edhe për mashtrime.
Se për çka bëhet fjalë, ky është reagimi i plotë:
Reagim
Pushteti në ikje, masivisht në keqpërdorim të burimeve publike
Të gjithë po e shohim qartë panikën që e ka kapluar Kryetarin në ikje dhe ekipin e tij.
Përballë humbjes së sigurt, ata kanë nisur keqpërdorimin masiv të burimeve publike, duke u përpjekur me çdo mjet të shpëtojnë pushtetin që po u rrëshqet nga duart.
Në ditët e fundit, zyrtarë komunalë, të prirë nga Kryetari në ikje, po përfshihen në aktivitete të manipulimit politik.
Në disa raste, në emër të organizatave humanitare, po shpërndahen pako ndihmash për të blerë ndërgjegjen e qytetarëve tanë.
Këto janë veprime të ulëta që fyejnë dinjitetin e lipjanasve dhe shkelin çdo normë të drejtësisë dhe barazisë zgjedhore.
