Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Masakra e Burimit, flet ish-eprori i UÇK-së: Dy burra folën në emër të civilëve, rrimë këtu, jemi të sigurt, të gjithë u masakruan

GD
Gazeta Demos13 gusht 2025 në 23:10
Masakra e Burimit, flet ish-eprori i UÇK-së: Dy burra folën në emër të civilëve, rrimë këtu, jemi të sigurt, të gjithë u masakruan

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Krasniqi, ka reaguar sot pas lajmit se është arrestuar një person i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e Burimit të ndodhur më 31 mars të vitit 1999, transmeton Demos.

Sipas tij, dy burra përfaqësues të civilëve, të cilët nuk i njihte kishin deklaruar se preferonin të qëndronin aty, pasi dikush gjatë ofensivës serbe u kishte garantuar se nuk do të prekej askush, meqë ishin civilë.

“Ju kemi thënë se nuk do t’ju largojmë me forcë, por ju sugjerojmë me gjithë zemër të largoheni. Fatkeqësisht, të gjithë civilët e pafajshëm që ndodheshin aty u masakruan barbarisht. Jam i bindur se dikujt i kanë besuar verbërisht.”

I plotë:

Sot po shkruaj me shkas, ngase u tha se u arrestua nje person i dyshimtë që ka marrë pjesë nē masakrën e Burimi e cila ka ndodhur me 31 mars te vitit 1999!

Aty u masakruan barbarisht civilë të pafajshëm e atê vetëm pse ishin Shqiptarë!

Në ditën kritike unë bashkë me dy luftetarë, pasi mora informacion se ku ishin të vendosur kta civilë, shkuam t’i vizitojmë dhe të shofim gjendjen e tyre!

Ata ishin të vendosur në një vend më larg pozicioneve tona mbrojtëse dhe me shumë mirsjellje kam kërkuar nga ta që të largoheshin nga aty sepse ishte e pamundur t’i mbronim në atë pozicion dhe po të vinin te pjesa t’jetër e popullatës do të ishin të mbrojtur ç’oftë edhe me jetrat tona!

Në emër të civilëve të pambrojtur kanë folur dy burra( nuk i kam njoft se kush ishin) dhe kanë deklaruar se me dëshirë do rrinim këtu sepse gjatë ofensivës serbe na ka garantuar dikush se juve nuk guxon t’iu prekë askush sepse jeni civilë!

Ju kemi thënë se ne nuk iu largojmë me dhunë por nga meraku për ju dhe gratë e fëmijët e pafajshëm, ju sygjerojmë që të largoheni nga aty por kjo mvaret plotsisht nga vendimi që do merrni ju!

Për fat të keq civilët e pafajshëm, burrat qê ndodheshin aty, të gjithë janë masakruar dhe natyrisht ndjejë dhembje për këtë ngjarje dhe kam bindjen se dikujt i kanë besuar se po të rrinin aty nuk do i ngacmojnë forcat kriminale serbe!

Ato ditë forcat kriminale serbe kanë tentuar të hyjnë edhe ne Gurbardhë por janë pritur me plumba nga ushtarët tanë dhe nuk kanë mundur të kalojnë të pjesa t’jetër e popullatës!

Kanë tentuar të hyjnë edhe nga Turjaka për te pjesa t’jeter e popullatës por nuk kanë depërtuar dot sepse janë pritur me plumba!

Edhe ne fshatin Damanek kanë tentuar të futen por edhe aty kanë bërë rezistencë ata ushtarë që kanë qenë tē betuar të vdesin ne mbrojtje të popullatës e për liri të plotë!

Pra, ne ndjejmë dhimbje për ç’do jetë të humbur, civil apo ushtarë dhe jemi përpjekur që me ç’do kusht ta mbronim jetën e tyre!

Nuk kemi dashur t’i largojmë me forcë, ata ishin qytetarët tanë dhe kemi respektuar vendimet e tyre dhe siq kemi ndjerë trishtim kur janë vrarê ata, natyrisht ndjehemi mirë që në shumë vende t’jera ku ka patur numër të madh të civilëve, kemi arritur t’i mbrojmë ata dhe të mos lejojmë falangat serbe të masakrojnë civil të pafajshëm!

Lavdi të rënëve dhe martirëve të lirisë! SK

UCK

Më shumë nga Lajme

  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend
  • 12:59IKD: Qeveria pa mandat po uzurpon kompetencat kushtetuese dhe ligjore
  • 12:46Publikohet fotografia e Fehmi Salit me Daçiqin - spiuni nga Dragashi u arrestua sot në Merdare