Të dielën në Hagë, mbërritën rreth 150 motoristë që prej Prekazit legjendar u nisën të mërkurën.
Kësaj eskorte, ish-luftëtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri thotë se iu bashkuan ata që e ndjenë veten shqiptarë.
“Ata që e kanë ndje vetën shqiptar, nuk kanë prituar t’i bashkohen kësaj eskorte”, u shpreh ai.
Në ndërkohë, në emisionin “Kosova Today”, Tahiri bëri të ditur se çfarë rruge përshkuan këta motoristë.
“Bashkë me gjeneralin Nasim Haradinaj, Smajl Tashollin e të tjerë, kemi vendosur mu nis nga Prekazi, duke vizituar edhe disa pjesë të varrezave të dëshmorëve në Dukagjin, drejt Durrësit në anije. Pastaj në Cyrih, e pastaj në Dyseldorf, prej atje në Hagë”.
