Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të sulmuar, rrezik për të gjithë Ballkanin

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 17:21
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të sulmuar, rrezik për të gjithë Ballkanin

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se raketat e reja balistike që Serbia i ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe jo mbrojtëse. Ai tha se nuk është hera e parë që Beogradi bën blerje të tilla, duke rritur shkallën e militarizimit të vendit.

“Në fakt blerja e këtyre sistemeve nuk është duke bërë vetëm këto kohët e fundit. Serbia në vazhdimësi mund të themi ka bërë blerje nga Rusia nga Kina por edhe nga vende të tjera. Ne kemi informacion që ka bërë blerje të që disa vite bën blerje të raketave të ndryshme nga Kina”, tha ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

“Normalisht që këto raketat e fundit e kanë mund të themi atë natyrën e raketave që janë të dizajnuara për sulme dhe duke qenë të tilla paraqesin kërcënim jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo po tregon edhe më tej qasjen hegjemoniste dhe tentativën për të dominuar të Serbisë në aspektin ushtarak, ekonomik, por në aspekte të tjera në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij, kjo hedh poshtë pretendimet e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se po tenton të mbrohet nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia. “Normalisht që pastaj këto arsyetimet që bëhen nga krerët e shtetit në Serbi, se këto furnizime po bëhen për shkak që siç thonë ata po ndihen të kërcënuar nga marrëveshja trilaterale mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nuk qëndrojnë sepse këto blerje nuk janë duke u bërë vetëm prej periudhës kur e kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjes trilaterale, por janë bërë edhe më herët”, tha Maqedonci.

“Duke bërë këto blerje nga vendet që nuk janë të NATO-s dhe në anën tjetër duke promovuar politika hegjemoniste në raport me fqinjët, ku kombinohet blerja e raketave të tilla me qasjen politike në raport me fqinjët, atëherë është kërcënuese për krejt regjionin dhe me të vërtetë është me rëndësi që NATO ta marrë seriozisht jo vetëm këtë blerje por krejt militarizimin e Serbisë dhe të diskutojë seriozisht për këtë çështje”

ejup maqedonci

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese
  • 23:14Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
  • 23:12Aksident në Shqipëri, humb jetën një 50-vjeçar