Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të enjten ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ku është diskutuar koncepti, struktura dhe organizmat që do të transformojnë industrinë e mbrojtjes të Kosovës.
Kështu u tha në njoftimin për media të Maqedoncit, i cili tha se ky është hapi kyç drejt Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes.
“Ky ligj pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare”, tha Maqedonci.
