Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten tetë shoferë në Ferizaj

GD
Gazeta Demos11 janar 2026 në 20:40
Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten tetë shoferë në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar tetë shoferë gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të qytetit, për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtatë shoferë janë gjobitur për kryerjen e manovrave të rrezikshme në rrugë, përfshirë rrëshqitjen e gomave me frenë dore, veprime këto që rrezikojnë seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në trafik. Ndërkaq, një shofer tjetër është ndëshkuar për qarkullim me automjet me afat të skaduar të regjistrimit.

Për kundërvajtjet e kryera, shtatë shoferëve u është shqiptuar nga një gjobë prej 150 eurosh dhe nga një pikë negative secilit. Ata janë identifikuar si: V.H. (31 vjeç), B.R. (30 vjeç), D.B. (21 vjeç), B.B. (22 vjeç), B.I. (20 vjeç), L.S. (31 vjeç) dhe L.A. (32 vjeç), të gjithë me automjete me targa vendore.

Ndërkohë, shoferi A.G. (29 vjeç) është gjobitur me 200 euro pasi automjeti i tij kishte afat të skaduar të regjistrimit që nga data 2 dhjetor 2025. Atij i është konfiskuar përkohësisht edhe automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Njëkohësisht, ajo u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të raportojnë shkeljet përmes numrit 192, numrave zyrtarë të policisë ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales
  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi