Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Manipulimi i votave në Pejë, pritet intervistimit i 200 personave

GD
Gazeta Demos18 mars 2026 në 12:53
Manipulimi i votave në Pejë, pritet intervistimit i 200 personave

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar nëntë kallëzime penale ndaj 49 personave për manipulim të votave në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, ndërsa pritet që numri i kallëzimeve të arrijë në 31 ndaj rreth 200 personave, kryesisht kryesues dhe komisionerë të vendvotimeve në komunën e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi,ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe po realizohen në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.

“Në kuadër të hetimeve që jemi duke ndërmarrë për procesin zgjedhor të manipulimit të votave përkatësisht të numërimit të kandidatëve të subjekteve politike. Prokuroria Themelore në Pejë, për komunën e Pejës deri më tani ka pranuar nëntë kallëzime penale ndaj 49 personave. Ndërkaq për këtë komunë priten të pranohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj 200 personave, kryesisht kryesues dhe komisionerë të vendvotimeve. Ndërkaq më pas Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai bëri të ditur se deri tani janë intervistuar 49 persona si të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, ndërsa pritet që të intervistohen mbi 200 persona të tjerë vetëm për komunën e Pejës.

“Deri më tani janë intervistuar 49 persona dhe kemi pranuar nëntë kallëzime penale. Priten të intervistohen vetëm për komunën e Pejës mbi 200 persona dhe të pranohen mbi 31 kallëzime penale ndaj tyre. Pasi të pranohen këto, besoj që Prokurori i Shtetit do t’i analizojë dhe njëkohësisht në shumicën e rasteve kemi ndërmarrë edhe veprime të tjera ligjore që kjo fazë është konfidenciale, mirëpo pasi që të përfundojë i gjithë procesi do të njoftohet opinioni publik”, tha ai.

votat

Të ngjashme

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

19:48

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike