12 orë pas dorëzimit në polici, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë nga policia.
Hasa do të hetohet në gjendje të lirë pas zbulimit të një magazine në pronësi të tij në Peqin, brenda së cilës u gjetën 4 mijë bimë kanabis.Fillimisht Hasa u shpall në kërkim nga policia një ditë më parë dhe disa orë më pas ai u paraqit vullnetarisht në polici. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Bilal Hasa ka deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm dhe se me banesën e tij merret i vëllai, Romario Hasa.
Policia, pasi i ka marrë dëshminë, e ka lënë të lirë, shkruan A2. Ndërsa në kërkim është shpallur i vëllai i tij.
