Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas vizitës në Zubin Potok, ku po dyshohet për gjetjen e një varreze masive, ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në identifikimin dhe gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.
Lushtaku tha se gjetja e të zhdukurve ka rëndësi të madhe për familjet e tyre dhe për gjithë Kosovën, duke theksuar se për familjarët është e rëndësishme që të kenë mundësi të vendosin lule pranë varreve të të dashurve të tyre.
“Dua ta falenderoj policinë e Kosovës edhe gjithë ata që e kanë bërë të mundur që të gjinden edhe këta të zhdukur, sepse ka shumë rëndësi për familjet, rrethin edhe për Kosovën natyrisht. Sa është e vështirë dhe e rëndë është edhe një ditë sidomos për familjet, çlirimi sepse në fund të fundit kanë mundësi që të shkojnë të vendosin një tufë lule pranë varrezave të tyre”, tha ai.
