Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 16:31
Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

Sami Lushtaku e ka quajtur njeri “me probleme psikike” Ramiz Lladrovcin, i cili drejtoi një sërë akuzash ndaj nënkryetarit të Skenderajt të martën në një intervistë televizive.

Lushtaku, në një deklaratë të shkurtër për FrontOnline, tha se nuk preferon të merret me kryetarin e Drenasit.

“S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më mirë është ai të shkojë të kontrollohet. Nuk merrem me të”, deklaroi Lushtaku.

Të martën, Lladrovci tha se Lushtaku ka ambicie të qeverisë me Drenasin dhe se mban inat me të.

Sipas Lladrovcit, zanafilla e përplasjes së tij me Lushtakun kthehet mbrapsht disa vite më parë. Motivi, sipas tregimit të kryetarit të Drenasit, ndërlidhej me një pronë në Drenas të cilën Lushtaku pretendonte se ishte në emër të tij, punimet në të cilën ai tha se i ka ndaluar.

“Samia nuk po mund të dal prej inati”, tha Lladrovci, i cili e akuzoi Lushtakun për përzierje në çështjet politike lokale në Drenas.

“Shumë ku ia kam prishur qefin unë, Samiut. Por, më së shumti qefin ia kam prishur në një rast kur ai ka dashur të punojë në një pronë të cilën fare nuk e ka në emër të vet, por e ka në emër të një miku të vëllait të tij”, rrëfeu Lladrovci.

Ai tha se prona në fjalë ndodhet në rrjedhën e kanalit të Ibër-Lepencit dhe se, sipas ligjit, aty nuk lejohet ndërtimi.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 13:06Kurti: Konstituimi pa marrëveshje të presidentit është përgatitje për shpërndarjen e Kuvendit
  • 12:46PDK: Moskonstituimi i Kuvendit është vazhdim i bllokadës institucionale nga Kurti
  • 12:44Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara
  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes