Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori kartonin e kuq nga kryesia e Partisë Demokratike që të përfshihet në listën për deputetë nga ky subjekt, në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në emisionin “Ora Shtatë” tha se e mbështet qëndrimin e Kryesisë, pavarësisht se ishte pro rikthimit të Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Kjo është konsumuar si temë, pasi dje u mor vendim në Kryesi. Unë e respektoj mendimin e shumicës, e respektoj demokracinë e brendshme, siç kërkoj që me pasë demokraci edhe jashtë institucioneve, dhe qëndrimet e partisë tanimë janë të qarta. Fatkeqësisht u mor një vendim i tillë. Megjithatë unë mendoj që vetëm të bashkuar kemi një alternativë më të madhe kundër Vetëvendosjes në këtë rast, dhe mendoj se ne do të kishim arritur më shumë mbështetje dhe besim ndaj PDK-së po të ishim bashkuar”, tha Lushtaku në Klan Kosova.tv.
