Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën “JO NË EMRIN TIM”, e cila do të mbahet nesër, më 1 tetor.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku tha se protesta organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
“Ju ftoj që nesër, më 1 tetor, të bashkohemi në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’, në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.




