Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka deklaruar se Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhjet e katërta, duke kritikuar pushtetin për mungesë të kompromisit dhe mosfunksionimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.
Lushtaku tha se për dy vite institucionet nuk janë konstituuar mirëfilli dhe se kjo situatë po ndikon në kategori të ndryshme të shoqërisë.
“Po deri më sot po shohim që se dy vite nuk janë konstituuar institucionet mirëfilltë që mos me shku nga zgjedhjet në zgjedhje. Tash mundësia reale është që me shku edhe zgjedhjet e katërta me radhë, fatkeqësisht. Dhe sigurisht që kur një pushtet nuk e merr me qetësi që me bashkëpunuar me pasur kompromis dhe me i formuar institucionet që me i adresuar kërkesat e bujqve, të studentëve, të administratës, të shërbimit publik apo edhe sigurisht edhe të shërbimit shëndetësor. E të gjitha kategorive të kësaj shoqërie që çdo ditë e më shumë po i vështirësohet organizimi, funksionimi”, tha Lushtaku.
Ai përmendi edhe problemet me furnizimin me energji elektrike, duke thënë se mosfunksionimi i institucioneve po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.
“Kemi raste edhe të transfuzionit të gjakut që sa orë është pa energji elektrike që e vështirëson jetesën. Çdo ditë e më shumë mosfunksionimi po bëhet realitet. Dhe në këtë drejtim sigurisht që ne po shohim që e ka bërë normalitet shkeljen e Kushtetutës. Tash një qytetar thotë pse është për mua e rëndësishme që me i pasur vëmendjen te shkelja e Kushtetutës? Po besoj që kur përbuzet Kushtetuta, përbuzet edhe vetë shteti edhe çdo pore e funksionimit të shtetit”, u shpreh ai.
Lushtaku tha se opozita ka pranur ftesë për takim, por sipas tij, nuk ka parë ndryshim nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Ne realisht kemi pasur, që kanë dërguar letra te njëpasnjëshme po kemi dhënë qëndrimet publike që ne jemi si opozitë dhe qëndrimet tona janë publike, por nuk kemi parë asnjë ndryshim nga ana e Albin Kurtit”, tha ai.


