Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar zhvillimet e fundit pas vendimit të partisë së saj për të mos pasur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.
Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushaku-Sadriu ka thënë se LDK-ja mori pjesë në negociata me Vetëvendosjen me qëllim që vendit t’i jepen institucionet, duke theksuar se kjo, sipas saj, kërkon vetëdije të lartë shtetërore.
Kishte një rrethanë dhe histori të këtij involvimi dhe dashamirësisë sonë dhe respektit e seriozitetit si parti politike që kemi për shtetin e Kosovës.
Ne morëm pjesë në negociata, qytetari e ka përcaktuar përgjegjësinë e secilit subjekt politik dhe në bazë të fuqisë politike iu përgjigjëm ftesave të kryetarit të VV-së, e ciladoli si partia e parë.
Ne e bëmë me vetëdije të plotë për me i dhënë institucione shtetit tonë,”, ka thënë ajo.
Lushaku-Sadriu ka theksuar se qytetarët janë nxjerrë tri herë radhazi në zgjedhje, ndërsa sipas saj, partia e parë ka përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë drejtim institucioneve.
Ju e dini që edhe në bazë të Kushtetutës është partia e parë që e ka peshën më të madhe për iniciativat kushtetuese”, është shprehur ajo.
Ajo ka thënë se Vetëvendosja aktualisht i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe se partitë e tjera nuk e kanë këtë mundësi.
Absolutisht, por edhe për Qeverinë, sepse sot e kemi Vetëvendosjen e cila i ka numrat për Qeveri, domethënë e ka mundësinë që t’i formojë këto institucione, derisa partitë e tjera nuk e kanë dhe ne nuk gjetëm një marrëveshje”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.


