Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se në mbledhjen e fundit të kryesisë është gjetur dakordim që në seancë të vendoset mënyra e votimit për nënkryetar.
Lushaku tha se LDK nuk e konteston vullnetin e deputetëve për të përkrahur ose mos të përkrahur kandidatët për nënkryetar, por tha se duhet të bëhet sipas mënyrës së votimit.
"Në mbledhjen e fundit të kryesisë jemi dakorduar që në seancë të vendosim mënyrën e votimit, meqë nuk ka konsensus jemi në përkrahje edhe të votimit individual... Ne po ashtu si përgjigjje ndaj shefes së grupit të LVV-së, nuk e kontestojmë vullnetin e deputetëve të asnjë grupi parlamentar për me përkrah ose mos me përkrah një nënkryetar të propozuar nga partitë opozitare, por gjithsesi duhet të shkojmë sipas mënyrës së votimit", tha ajo.