Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lumir Abdixhiku: Kosova sot ka Kuvend funksional, rruga për Qeverinë e re është e hapur

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 13:37
Lumir Abdixhiku: Kosova sot ka Kuvend funksional, rruga për Qeverinë e re është e hapur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se sot Kosova ka një Kuvend funksional, pas zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit, duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re brenda afateve kushtetuese.

“Për 177 ditë me radhë, ata kanë thënë se i kanë votat. Tani le ta dëshmojnë këtë fakt para qytetarëve të Kosovës,” u shpreh Abdixhiku, duke iu referuar deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e shumicës parlamentare.

Sipas Abdixhikut, vendimi i LDK-së për të votuar nënkryetarin e pestë erdhi pas një analize juridike të thellë, duke vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka hapur rrugën për konstituimin e Kuvendit.

Ai theksoi se mbajtja e vendit të bllokuar për më shumë se pesë muaj për një pozitë “tërësisht formale dhe të parëndësishme” ka qenë një akt i papërgjegjshëm që ka dëmtuar interesin e Republikës.

LDK nënvizon se ka vepruar si një parti e përgjegjshme, për t’i dhënë fund bllokadës dhe për të shmangur shkeljet kushtetuese të mundshme nga një qeveri që e cilëson si “pa legjitimitet dhe pa autorizime ligjore”.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 07:59Punëtorët e KEK-ut protestojnë sot, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të mira pune
  • 07:45Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ky është rendi i ditës
  • 07:35KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:32Vranët e me diell, ky është parashikimi i motit për sot
  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë