Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Luljeta Shala, e vetmja grua e rënë në grupin e Mujë Krasniqit

GD
Gazeta Demos14 dhjetor 2025 në 20:12
Luljeta Shala, e vetmja grua e rënë në grupin e Mujë Krasniqit

Bashkëluftëtarja e Mujë Krasniqit ishte gruaja e vetme në mesin e rreth 40 ushtarëve të UÇK-së të rënë në këtë betejë.

Kanë kaluar 27 vjet nga Beteja e Pashtrikut, e zhvilluar më 14 dhjetor 1998, ku forcat serbe vranë rreth 40 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën e Gorozhupit të Pashtrikut, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Luljeta Shala, gruaja e vetme në këtë grup luftëtarësh. Ajo ishte bashkëluftëtare e komandant Mujë Krasniqi, i njohur si Kapuçi, dhe po merrte pjesë në kalimin e armatimit nga Shqipëria drejt Kosovës.

Grupi prej rreth 150 ushtarësh të UÇK-së, i udhëhequr nga Mujë Krasniqi, kishte hyrë në territorin e Kosovës në orët e para të 14 dhjetorit, kur u sulmua nga forcat serbe të pozicionuara në pritë. Gjatë përplasjes u vra edhe komandant Mujë Krasniqi, si dhe dhjetëra ushtarë të tjerë të UÇK-së.

Sipas dëshmive, një pjesë e ushtarëve arritën të tërhiqeshin dhe të ktheheshin në Shqipëri, ndërsa disa të tjerë u zunë rob. Luljeta Shala dhe bashkëluftëtarët e saj u vranë gjatë kësaj beteje, e cila njihet si një nga ngjarjet më të rënda për UÇK-në në Pashtrik.

MUJE KRASNIQIUCK

Më shumë nga Lajme

  • 00:00“Krejt lojë për 27 dhjetorin”, Thaçi thotë se këtë datë po e synon Kurti për zgjedhjet e reja
  • 23:29Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Është rugovist, kisha frikë se VV në fund do ta prishte marrëveshjen
  • 23:23Abdixhiku: Ne po propozojmë, e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
  • 23:20Graishta pas aksidentit tragjik: Zero tolerancë për çdo shkelje trafiku që rrezikon jetën e qytetarëve
  • 23:18Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë