UÇK-ja nuk ka vrarë asnjë njëri të paarmatosur, asnjë fëmijë, asnjë grua. UÇK-ja nuk lufton kundër popullit serb që jeton në Serbi”. Kështu thoshte për BBC-në një figurat kryesore të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, që ra dëshmor. “Gjithqysh, edhe me dëshirën më të madhe”, kishte thënë Lladrovci kur pyetej nëse do të jepte jetën për liri.
“Më e shtrenjtë është liria se vetë jeta”, u përgjigj me buzëqeshje Fehmi Lladrovci, duke shtuar se “të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të vetëdijshëm se pushkën e kanë marrë me vdekë për lirinë e Kosovës dhe asnjë nuk kursejnë, ai do të ishte fati im më i madh i jetës”, kishte thënë Fehmi Lladrovci në intervistën dhënë gazetarit të BBC-së, Vaughan Smith në vitin 1998.
Lladrovci kishte deklaruar se ushtarët e UÇK-së nuk kanë marrë armët në duar për të luftuar kundër popullatës serbe, por kundër regjimit të Millosheviqit.
“Le të argumentojnë serbët vetëm një rast terrorizmit që e ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërsa ne kemi me mijëra që falanga serbe ka bërë terror mbi popullin shqiptar. Le ta tregojnë një njëri të pafajshëm që është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, një njëri të paarmatosur, një fëmijë apo një grua kudoqoftë në territorin e Kosovës. Dhe, ne armët nuk i kemi marrë për të luftuar kundër popullatës serbe që jeton në Kosovë, por kundër regjimit çetnik dhe kundër forcave policore dhe ushtarake që janë në Kosovë”, kishte thënë Lladrovci.
Ai kishte deklaruar se UÇK-ja nuk pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër, përveç pavarësisë së Kosovës. “Ne dëshirojmë çlirimin definitiv të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk pajtohet me asnjë zgjidhje përveç pavarësisë së plotë të Kosovës. Jemi të gatshëm për bisedime me Serbinë vetëm për kufij dhe për asgjë tjetër”, kishte thënë Lladrovci për BBC.
