Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lokalizohet zjarri afër Manastirit të Deviçit në Skenderaj, NjSO dhe KFOR asistuan në aksion

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 16:16
Lokalizohet zjarri afër Manastirit të Deviçit në Skenderaj, NjSO dhe KFOR asistuan në aksion

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin e shkaktuar në përmasa të mëdha në afërsi të Manastirit të Deviçit në zonën e Skenderajt.

Zjarri kishte përfshirë sipërfaqe të madhe të malit, e gjithashtu i ishte afruar objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth.

Përveç njësive policore dhe të zjarrfikësve, janë ftuar në asistim edhe Njësia Speciale Operative dhe njësi të KFOR-it, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre si me personel po ashtu edhe me pajisje.

“NJSO ka ofruar asistim me topa të ujit, kurse KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarrit.

Falë përkrahjes së ofruar nga NJSO dhe KFOR-i, është evituar rreziku i përfshirjes nga zjarri të objektit të Manastirit të Deviçit dhe shtëpive përreth. Gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme njësit e Zjarrfikësve, njësitë policore dhe KFOR-i janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për lokalizimin e tërësishëm të zjarrit në zonën e lartcekur.

Në lidhje me rastin, Njësia e hetimeve të Stacionit Policor në Skenderaj kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes ku sipas personit përgjegjëses se Manastirit të Deviçit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga telat e rrymës për shkak të erërave të forta që kanë qenë në këtë zone ditën e djeshme.” – njoftoi Policia

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën
  • 10:49Behrami: Kurti po e shkel Kushtetutën, do me na marrë në qafë
  • 10:48Haradinaj kujton dëshmorët e rënë në gushtin e vitit 1998: Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre