Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lladrovci mesazh PDK-së: Mësimi nga Drenasi nuk pati efekt – Bedri Hamza po synon të barazoj shkakun me pasojën

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 13:28
Lladrovci mesazh PDK-së: Mësimi nga Drenasi nuk pati efekt – Bedri Hamza po synon të barazoj shkakun me pasojën

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk është i kënaqur me mënyrën se si ka reflektuar ish-partia e tij, PDK-ja, në qasje me atë që ndodhi në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Lladrovci tha se PDK nuk mori mësim nga ajo që ndodhi në Drenas.

Ai nuk ka qenë i kënaqur as me deklarimet e kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza.

“Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën.”, tha Lladrovci.

Postimi i plotë:

Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës

Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet. Për fat të keq, nga disa eksponentë, gjendja po promovohet normale dhe disfata po paraqitet fitore.

Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt. Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga z. Hamza që synon të barazoj shkakun dhe pasojën. Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën.

Uniteti është zotim i përkushtimit për qëllime më të larta se fati i një dege apo individi. Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, e cila qëndron mbi çdo sakrificë tonën.

Situata në PDK kërkon ridefinim të qasjes dhe metodave të veprimit politik dhe organizativ. Kjo mund të bëhet duke u shërbyer me gjuhën e fitimtarëve me vizion, pa kushte dhe pa hile.

Shkurtpamësinë politike do larguar nga partia e krijuar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duke përfaqësuar breza të tërë me përkushtim atdhetar, për Kosovën shtet me vlera euro-atlantike. Ndryshe, keqbërësit e bedelët politikë do të mbesin shenjë dalluese e partisë shteformuese dhe shtetndërtuese.

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 13:08Kuvendi miraton deklaratën e propozuar nga PDK për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së
  • 12:53Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, i zëvendësojnë ministrat dhe zëvendësministrat
  • 12:40Abdixhiku: Partitë pajtohen për tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales
  • 12:25A jeni i gatshëm sërish për president? – përgjigjet Fatmir Sejdiu
  • 12:18Prokuroria dhe Policia me aksion në Isniq të Deçanit – Gjenden bimë narkotike të kultivuara, arrestohen dy persona