Para se të përfundojë dita e sotme, partitë politike duhet të dorëzojnë te Komisioni Qendror Zgjedhor listat e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Këtë punë nuk e kanë kryer ende pjesa më e madhe e partive, por renditjen po.
Numri nuk ka fare rëndësi, sipas Avdullah Hotit të LDK-së, i cili e bëri këtë reagim, pasi u tha se u la jashtë top 10-shës së partisë bashkë me Hykmete Bajramin.
Renditja, anise e ka peshën e vet, për 28-teshin që ju dha, disi nuk u ankua Arben Gashi.
Kësaj pune nuk do t’i hyjnë hiç bashkëpartiaket e tyre Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi e Sibel Halimi.
Kështu vepruan edhe disa në Partinë Demokratike të Kosovës, nisur nga Abelard Tahiri, Ferat Shala, Kujtim Gashi e Luljeta Veselaj – Gutaj.
