Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo pasi kryekuvendarja, Albulena Haxhiu kumtoi në Kuvend lajmin për burgim të përjetshëm për dy nga të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq.
Duartrokitjet e deputetëve ndaj vendimit të Gjykatës duket se irrituan anëtarët e kësaj partie, të cilët u larguan me shpejtësi.

