Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lirim Mehmetaj: Serbia s’ka më nevojë të japë para në Kosovë, sepse tashmë e kontrollon Qeverinë

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 00:31
Lirim Mehmetaj: Serbia s’ka më nevojë të japë para në Kosovë, sepse tashmë e kontrollon Qeverinë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me ndikimin e Serbisë në Kosovë.

Ai ka pretenduar se për vite me radhë Serbia ka financuar politikanë, gazetarë dhe figura të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë, duke përmendur edhe disa emra në reagimin e tij publik.

Megjithatë, sipas Mehmetajt, kjo gjë tashmë nuk është më e nevojshme për Serbinë. Ai ka thënë se Serbia nuk ka më nevojë të shpërndajë para për të ndikuar në Kosovë, pasi sipas tij tashmë e kontrollon Qeverinë e Kosovës.

Reagimi I plotë:

Është absolutisht e vërtetë që Serbia jep pare – me thasë – për politikanë, gazetarë dhe akterë të shoqërisë civile në Kosovë…

Ama duhet me fol me emra, qysh flas unë.

Ekziston një politikan në Kosovë që për gjatë viteve ka pranu miliona euro nga Serbia përmes një kompanie serbe dhe paratë e ardhura tashmë janë të dokumentuara. Emrin e ka Martin Berishaj. Aktualisht është ambasador i Kosovës në Kroaci.

Dy – Agjencia e Inteligjencës së Kosovës e ka pas një raport të brendshëm (këtë e di 100%) se si rryma të ndryshme në Serbi kanë financu gazetarë dhe figura të ndryshme që kanë zë publik në Kosovë për të dal kundër ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re. Kjo për ta lënë Kosovën në varësi energjetike të Serbisë. Se kush janë personat që kanë qenë të angazhuar kundër ndërtimit të Termocentralit në Kosovë i keni publike të dhënat.

Për një person që ka qenë kundër ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re kam raportuar unë. Është Jeta Xharra. Madje, “befasisht”, kontabilisti i BIRN-nit në Kosovë dhe kontabilisti i EFT-së së Vuk Hamoviçit në Tiranë është i njëjti. Storjen e plotë e keni në VOX Kosova.

Tre – Një person që është i angazhuar aktivisht në përmirësimin e imazhit të Serbisë në Kosovë është Shkëlzen Gashi. Ai ka qenë këshilltar i Albin Kurtit dhe tash fanatik i tij. Shkëlzen Gashi pos projekteve të tjera e ka edhe një me emrin “Serbia Tjetër”. Përmes këtij projekti ai tenton t’i bind qytetarët e Kosovës se Millosheviçi ka qenë i keq, por Serbia vetë nuk është. Ja ku e keni Serbinë tjetër. Plotë libra ka botu me këtë përpjekje.

Katër – Serbia ka thënë fonde të majme për secilin person në Kosovë që ka qenë dhe është në mbrojtje të Gjykatës Speciale publikisht.

Siç tashmë është e dokumentuar, Serbia ka qenë e involvuar nga raporti i Dick Marty-it e deri te hartimi i aktakuzës në Speciale.

Pesë – Serbia ka financuar politikat e veta përmes politikanëve të ndryshëm në Kosovë. Për një e kemi të dokumentuar e vërtetuar. Emrin e ka Mimoza Kusari-Lila. Në kohën kur ka kry punë për Serbinë ka qenë shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Ajo, në telefon me Radojiçiç-in, dëgjohet tek dakordohet me Serbinë për disa ligje në Kuvend dhe për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjashtë – Serbia ka jep fonde për secilin person me potencial minimal destabilizimi të Kosovës. Pra, kushdo që e ka gjuajt Kuvendin me zollë, në një formë a në një tjetër, ka qenë i financuar nga Serbia.

Shtatë – Serbia ka mbështetur këdo që ka dal edhe kundër Pavarësisë së Kosovës dhe ka shkaktu konflikte politik prejse ekziston në politikë.

Por, nevoja e Serbisë për të financuar këdo sot, ka pushuar.

Kjo për arsye se Serbia tashmë e kontrollon Qeverinë e Kosovës e më nuk i duhet askush. Për çakdo që ka nevojë në Kosovë nuk shpenzon më, sepse me taksa tonat ne i paguajmë sot njerëzit që aktivisht mbrojnë interesat e Serbisë në Kosovë.

Duke filluar nga krye-mullari. Argati i devotshëm i Serbisë, Albin Serbia.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 10:37​Nëna e Hashim Thaçit nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj
  • 10:33Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit
  • 10:28Kryegjytari shpjegon 234 ditët e gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së
  • 10:19Hoxha: Policia e Kosovës ka marrë masat e duhura
  • 10:11Veseli i qeshur në nisje të seancës kur do të shpallet aktgjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së