Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dje iu bashkua kandidatit të kësaj partie për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ku u pritën me entuziazëm të madh nga qytetatët atje.

Krasniqi është deklaruar pas këtij takimi, ku kërkoi mbështetje për Bujën për ta çuar përpara Lipjanin.

“Sot, më shumë se kurrë, Lipjani ka nevojë të kthehet në shtëpi të vërtetë për të gjithë qytetarët, një vend me zhvillim, investime dhe dinjitet. Më 12 tetor, për #MaMirë , votoni Shukri Bujën për Kryetar dhe PDK 191″, tha Krasniqi.