Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Limaj nga Malisheva godet udhëheqësit e PDK-së: I bëj pykë në Prishtinë, mua s’më zhgënjen vendlindja

GD
Gazeta Demos13 tetor 2025 në 16:08
Limaj nga Malisheva godet udhëheqësit e PDK-së: I bëj pykë në Prishtinë, mua s’më zhgënjen vendlindja

Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt ka fituar edhe një mandat në krye të Malishevës, duke marrë 53,41% të votave, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Lideri i partisë së vogël ishte mbrëmë në qytezën në pjesën qendrore të Kosovës, ku foli para një turme qytetarësh që kishin dalë për të festuar.

Limaj tha se është i fuqishëm edhe në Prishtinë, por që në vendlindjen e tij ka shkuar gjithmonë me përulësi. Ai e goditi kundërkandidatin e Kastratit nga PDK-ja, Gëzim Krasniqin – i cili mori 18,91% të votave – duke folur për titullin e tij akademik.

“Unë kurrë s’kam kallxu çfarë shkolle kam të kryer. Unë në Malishevë kam ardhë me përulje kam folë çka kam bë për vendin tim. E dikush ka mendu që pse është doktor duhet me u votu… Unë kurrë s’ju kam thënë njerëzve çfarë titulli kam”, tha ai.

Ish-komandanti i goditi edhe udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët tha se i bën “pykë” në kryeqytet. Për dallim prej tyre, Limaj tha se ai fiton në vendlindje.

“Djem, kam një porosi edhe për shefat e tyre. Ju një gjë duhet me e ditë: A e dini pse unë jam i fuqishëm atje në Prishtinë? A e dini pse unë ju bëj pykë atje në Prishtinë? A e di pse unë jam kryelart në Prishtinë e pesë pare s’i jap për juve? Sepse ju asnjani nuk mundeni me dal që ju ka votuar vendlindja juaj. Mua kurrë s’më ka zhgënjy vendlindja jem”, tha ai

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona