Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ligji për pagën minimale duhet të zbatohet pa kompromis në sektorin publik dhe privat”

GD
Gazeta Demos22 mars 2026 në 11:08
“Ligji për pagën minimale duhet të zbatohet pa kompromis në sektorin publik dhe privat”

Paga minimale në Kosovë me legjislacionin e ri dhe kornizën e re ligjore e cila është në fuqi duhet të zbatohet me patjetër si në sektorin publik edhe në atë privat.

Kështu, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, avokati Musa Damati.

Sipas tij, ky legjislacion dhe kornizë ligjore e re e cila është në fuqi ka karakter të normave dhe dispozitave imperative, të cilat janë të detyrueshme për zbatim.

“Paga minimale në Republikën e Kosovës, me legjislacionin e ri, kornizën e re ligjore në fuqi, patjetër se ka karakter të normave, dispozitave imperative, që do të thotë se janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen me patjetër në sektorin publik dhe privat. Mirëpo, në Kosovë, një ndër mangësitë kryesore të kornizës ligjore është mospërshtatshmëria, mosfunksionimi, apo siç njihet ndryshe, mos-sundimi i ligjit, e që unë si avokat mendoj se duhet të bëhen përpjekje më të mëdha në mënyrë që me çdo kusht dhe pa kompromis të zbatohet ligji. Nuk lejohet. Vendimet e brendshme të punëdhënësit duhet të jenë në harmoni me aktin më të lartë juridik, në këtë rast me ligjin, dhe organet kompetente duhet të veprojnë. Janë organet kompetente të përcaktuara me ligjin në fuqi“, ka thënë Damati.

Damati, thekson se ndër mangësitë kryesore të kornizës ligjore në Kosovë mbetet mospërshtatshmëria dhe mosfunksionimi i ligjit, apo siç njihet ndryshe, mungesa e sundimit të ligjit.

Ai vlerëson se institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin përpjekje shumë më serioze dhe pa asnjë kompromis për zbatimin e ligjit.

“Vendimet e brendshme të punëdhënësve duhet të jenë në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik, që në këtë rast është ligji. Nuk lejohet shmangia e tij,” ka deklaruar Damati, duke shtuar se organet kompetente, të përcaktuara qartë me ligjin në fuqi, kanë obligim të veprojnë dhe të sigurojnë respektimin e plotë të dispozitave ligjore.

Avokati Damati thotë se vetëm përmes zbatimit rigoroz të ligjit mund të garantohet mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe funksionimi real i shtetit të së drejtës.

Më 31 tetor të vitit të kaluar atë kohë qeveria në detyrë ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro deri në korrik të vitit 2026.

Paga minimale

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët