Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës uron konstituimin e institucioneve të reja: Prioritet të jetë ekonomia

GD
Gazeta Demos12 shkurt 2026 në 14:58
Lidhja e Bizneseve të Kosovës uron konstituimin e institucioneve të reja: Prioritet të jetë ekonomia

Lidhja e Bizneseve të Kosovës uron konstituimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar këtë moment si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit institucional, funksionalizimit të plotë të shtetit dhe krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, thekson se Qeveria e re dhe Kuvendi i Kosovës duhet të veprojnë me një dinamikë të shtuar për të kompensuar kohën e humbur prej më shumë se një viti gjatë periudhës parazgjedhore dhe mungesës së funksionalitetit të plotë institucional.

Komuniteti i biznesit mirëpret fillimin e punës së kabinetit të ri qeveritar, të udhëhequr nga Kryeministri z. Albin Kurti, si dhe zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit znj. Albulena Haxhiu dhe nënkryetarëve, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për avancimin e reformave dhe forcimin e stabilitetit ekonomik.

Njëherit, Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon që prioritet kryesor i institucioneve të reja të jetë ekonomia, përshpejtimi i reformave në legjislacionin ekonomik dhe avancimi i politikave fiskale që mbështesin zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë.

Po ashtu, konsiderohet urgjente që Kuvendi i Kosovës të procedojë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë mbetur të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve funksionale, pasi zhbllokimi i tyre është thelbësor për investimet, zhvillimin ekonomik dhe integrimin ndërkombëtar të vendit.

Prioritetet ekonomike duhet të fokusohen në: • adresimin e hendekut të shkathtësive dhe “ikjes së trurit” • rritjen e eksportit dhe investimeve të huaja direkte • ratifikimi i marrveshjeve nderkombetare • forcimin e sigurisë juridike për bizneset • përmirësimin e qasjes në financa • zhvillimin e sektorit dhe tregut të energjisë • luftimin e informalitetit • reformat e legjislative ne fushën ekonomisë •vazhimin e reformave fiskale.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet partner serioz dhe profesional në adresimin e sfidave ekonomike dhe në avancimin e politikave që fuqizojnë sektorin privat dhe nxisin rritjen ekonomike të vendit.

Lidhja e Bizneseve

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb