Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lideri i ri i Iranit, reagon për herë të parë që nga armëpushimi

GD
Gazeta Demos10 prill 2026 në 16:32
Lideri i ri i Iranit, reagon për herë të parë që nga armëpushimi

Udhëheqësi suprem i Irani, Mojtaba Khamenei, ka reaguar për herë të parë pas shpalljes së armëpushimit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke deklaruar se populli iranian ka dalë fitues nga kjo përballje dhe se vendi do të kërkojë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.

Në mesazhin e transmetuar në televizionin shtetëror iranian, ai e cilësoi këtë periudhë si një moment të rëndësishëm për vendin, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshime në mënyrën e menaxhimit të Ngushtica e Hormuzit

“Sot, në këtë fazë të epopesë së Mbrojtjes së Tretë të Shenjtë, mund të thuhet me bindje se ju, populli heroik i Iranit, jeni fituesi vendimtar në këtë përballje. Për të ndërtuar një ‘Iran të fortë’, është thelbësore prania dhe angazhimi i vazhdueshëm i qytetarëve tanë, ashtu siç është dëshmuar gjatë këtyre dyzet ditëve të fundit”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Irani nuk ka kërkuar luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tyre në asnjë rrethanë, duke e konsideruar frontin e rezistencës si një tërësi të bashkuar.

Ai pati gjithashtu një mesazh për fqinjët jugorë të Iranit, duke i ftuar të qëndrojnë në anën e duhur dhe të mos u besojnë premtimeve të rreme, ndërsa kërkoi një reagim që, sipas tij, do të dëshmonte vëllazëri dhe qëllime të mira.

Ndërkohë, BBC ka bërë të ditur se ShBA-ja dhe Irani pritet të nisin të shtunën negociatat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, pasi tashmë është në fuqi një armëpushim dyjavor.

Më shumë nga Lajme

  • 19:47Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, 4 vetura të përfshira - 11 të lënduar
  • 19:27SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare: S’e lejojmë t’i ndjekë amerikanët
  • 19:04Gjendja e rëndë, personi që mbeti i lënduar në Gjilan po operohet në QKUK
  • 18:49Rrjeti i Grave të Kosovës reagon pas vrasjes në Gjilan: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje
  • 18:47Tragjedia që mori jetën e dy të rinjve kosovarë në Itali, sigurimi paguan miliona për familjet