LDK vazhdon sot takimet me qytetarë në rajonin e Dukagjinit, përkatësisht në Junik, Deçan dhe Pejë.
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të jetë i pranishëm për t’iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve, duke prezantuar programin dhe vizionin qeverisës të LDK-së për një Republikë të Kosovës më të fortë, më funksionale dhe më të drejtë, me shpresë dhe perspektivë për çdo qytetar.
Gjatë këtyre takimeve, LDK do të prezantojë edhe kandidatët e saj nga ky rajon, njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve.

