Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK prezanton ekipin fitues në Pejë, Muhaxheri: Ëndrra ime quhet Pejë

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 13:06
LDK prezanton ekipin fitues në Pejë, Muhaxheri: Ëndrra ime quhet Pejë

Në një tubim madhështor të mbajtur në qytetin e Pejës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) prezantoi ekipin e kandidatëve për Asamblenë Komunale, në prani të qindra qytetarëve, simpatizantëve dhe drejtuesve të partisë.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili u mirëprit ngrohtësisht nga strukturat lokale dhe qytetarët.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në fjalën e tij para të pranishmëve, u shpreh me emocion dhe krenari për punën e bërë ndër vite dhe projektet që janë përmbushur, duke theksuar se dashuria për Pejën ka qenë gjithmonë forca që e ka shtyrë përpara.

“Unë, Gazmend Muhaxheri, bir i këtij qyteti dhe njëri nga ju, gjithmonë kam pasur një ëndërr. Ajo ëndërr quhet PEJË. Kam dashur që kësaj ëndrre t’ia kushtoj çdo moment të jetës time,” tha ai.

Në fjalimin e tij, Muhaxheri prezantoi të arriturat gjatë tri mandateve të tij, përfshirë ndërtimin e impianteve për ujërat e zeza, rrugët, shkollat, çerdhet, palestrat sportive, sheshet dhe ura të reja, si dhe projekte madhore të infrastrukturës dhe mjedisit që kanë transformuar qytetin dhe fshatrat e Pejës.

Ai theksoi se zhvillimi është arritur pa asnjë ndihmë nga Qeveria qendrore, por me punë të palodhshme dhe përkushtim të pandalshëm.

“Peja është shembull i qartë se si qeveriset me duar të pastra dhe me përkushtim. Këtu nuk ka pasur vend për premtime boshe, por për punë konkrete,” u shpreh kryetari i Pejës.

Postimi i tij:

Gazmend MuhaxheriLDKLumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 13:43Identifikohen tri viktima të “Grupit të Intelektualëve” nga varrezat masive në Zubin Potok
  • 13:42Maratona “Prishtina 2026”, nesër bllokohen disa rrugë, policia tregon alternativat që mund të përdoren
  • 13:36Kundër verdiktit në Hagë, sonte protestohet edhe në Shtime
  • 13:29Lushtaku i përgjigjet Faton Pecit: Pse heshtni për raportimet për Lulin e Mitrovicës?
  • 13:05I arrestuari për kërcënim ndaj Gërvallës, raportohet të jetë djali i dëshmorit