Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK-ja sot do t’i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 09:24
LDK-ja sot do t’i drejtohet Kushtetueses për Komisionin për Votim të Fshehtë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie do t’i drejtohet sot me pyetje Gjykatës Kushtetuese.

Haziri tha mbrëmë në Klan Kosova se pyetja e LDK-së për Kushtetuesen do të jetë se a ka të drejtë kryesuesi i kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë.

“Ne prapë kemi me dërgu nesër, grupi i deputetëve të LDK-së e ka përgatitur draftin në Gjykatë Kushtetuese ku do të kërkojë shpjegim dhe vlerësim të Kushtetueses në lidhje me çështjen, sepse ne po ftohemi që të votojmë për një komision ad-hoc i cili në procedurë e sipër, kryesuesi fton pa të drejtë”.

“Ne do t’i drejtohemi në këtë frymë të vendimit që e ka sjellur, se a ka të drejtë kryesuesi të vazhdojë që t’i ftojë deputetët që të zgjedhin komision ad-hoc për votim të fshehtë. Është eksplicit në kërkesë”, tha Haziri mbrëmë.

Kushtetueses i është drejtuar ditën e djeshme edhe Partia Demokratike e Kosovës.

PDK ka dorëzuar të enjten në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë tri seancave të fundit, vazhdime të seancës konstituive.

Në kërkesën e dorëzuar, PDK ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive dhe të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Sipas PDK’së, ky hap është thelbësor për të ndalur “tendencën për përmbysje të rendit demokratik” dhe për të garantuar që “asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën”.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten e kaluar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

Partitë politike kanë dalë me interpretime të ndryshme rreth këtij vendimi.

Më shumë nga Lajme

  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë
  • 13:46Kryetari i AAK-së në Pejë, nderon me homazhe heroin Bekim Berisha “Abeja”
  • 13:40Jo vetëm bregdetin, shqiptarët e Kosovës zgjedhin edhe liqenin e Kukësit për pushime
  • 13:32Nis integrimi i Policisë së Kosovës “në arkitekturën e sigurisë” së Manastirit të Deçanit, KFOR: Proces i koordinuar