Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LDK del me komunikatë pas mandatimit të Konjufcës: Asnjë parti s’e ka shumicën, zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 13:14
LDK del me komunikatë pas mandatimit të Konjufcës: Asnjë parti s’e ka shumicën, zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri

LDK ka lëshuar një komunikatë për media pasi Kurti ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës, duke thënë se është bërë e qartë që asnjë prej partive politike s’e ka shumicën e nevojshme për të krijuar Qeverinë e re.

Sipas LDK, përpjekjet për shtyrje procedurale e thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës.

Për partinë që drejton Lumir Abdixhiku, zgjedhjet janë e vetmja alternativë.

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se është bërë qartazi e dukshme për opinionin publik dhe për të gjitha subjektet parlamentare se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë e re. Në këtë rrethanë, shtyrjet procedurale dhe interpretimet e stisura vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.

LDK-ja apelon për veprim të shpejtë, të përgjegjshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe afatet ligjore. Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri.

LDK-ja konfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj rendit kushtetues, integritetit të procesit demokratik dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës. Ne do të paraqesim para qytetarëve një program të qartë qeverisës, me zgjidhje të përgjegjshme për ekonominë, sundimin e ligjit dhe mirëqenien sociale. Vendit i duhet legjitimitet i ri dhe institucione që burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve e jo zvarritje, jo pazare dhe as improvizime.

LDK-ja bën thirrje të veprohet me pjekuri, të shmanget retorika përçarëse dhe të kontribuohet në një proces të qetë e dinjitoz. Mandati për qeverisje u takon qytetarëve; le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta

Albin KurtiGlauk KonjufcaLDK

Më shumë nga Lajme

  • 14:49Tensione në Rrugën e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke
  • 14:33Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
  • 14:20Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave
  • 14:12Fadil Geci: Jemi familje shtetformuese, jo shtetpërfituese, krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtetin
  • 14:12Fatos Geci ankohet për rastin e denoncimit ndaj Lirim Mehmetajt, i drejtohet kryeprokurorit