Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 14:20
Komuna e Prishtinës do bëjë kallëzim penal për mbylljen e deponisë së mbeturinave

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, në një konferencë për media ka deklaruar se menaxhimi për pastrimin e mbeturinave është bërë i vështirë, për shkak të ndryshimit të orarit të deponisë së Mirashit.

Ndër të tjera, ajo tha se që nga 18 tetori 2024 e deri më sot, sipas saj, ministri i Financave, Hekuran Murati, qëllimshëm nuk e nënshkruan fillimin e projektit me Bankën Zhvillimore Gjermane për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë.

“Hekuran Murati, qëllimshëm nuk e nënshkruan kredinë prej 74 milionë eurosh që mundëson blerjen e 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve”, tha Musmurati.

Sipas saj, tash e dy vite Prishtina mbahet peng “për shkak të inateve të një partie politike”.

“Nuk mund të rrimë duarkryq përballë këtij presioni të jashtëzakonshëm. Nuk do të lejojmë që misionarët e Albin Kurtit për sabotimin e Prishtinës, Dardan Veliaj me një anë, e Hekuran Murati në anën tjetër ta bllokojnë pastrimin e Prishtinës. Për këtë arsye, Prishtina do të bëjë kallëzim penal ndaj Dardan Velisë për mbylljen e qëllimshme të deponisë”, tha ajo.

prishtinësdeponisëmbeturinave

Më shumë nga Lajme

  • 15:27“Pak është plumbi për të, rroftë Kurti”-Del para gjykatës personi që kanosi me vrasje Vjosa Osmanin
  • 15:26Aleanca mbledh strukturat e saj, shpaloset strategjia për zhvillimin e Kosovës
  • 15:15Blerim Isufaj ankohet në Supreme pasi KPK e shkarkoi nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK’së
  • 14:59AGK-ja alarmohet për licencimin e Radio Policisë: Rrezik për përhapjen e narrativave partiake
  • 14:49Tensione në Rrugën e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke